Lajmet e fundit

Sonte vazhdon nata e 14-të e protestës në Prishtinë, e cila kundërshton vendimin dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Numër i madh i qytetarëve janë prezent në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet, tash e dy javë, transmeton Klankosova.tv.
Në disa pankarta, është vënë edhe mbishkrimi “Ne jemi pasardhësit e UÇK-së”.
Më 16 shtator, Gjykata Speciale dënoi me 81 vjet burgim Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.