Në Japoni garë për foshnjat që ulërijnë dhe qajnë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në Japoni garë për foshnjat që ulërijnë dhe qajnë

NULL NULL
30/05/2015
Më shumë se 100 foshnja në Japoni kanë garuar në konkursin vjetor për ulërima dhe të qara.

Rreth 100 foshnje në Japoni sot kanë garuar në ulërima dhe të qara në konkursin vjetor që mbahet tradicionalisht në këtë vend dhe që konsiderohet se është e mirë edhe për shëndet.

Në tempullin Sensogji në Tokio, disa mundës kishin përgjegjësi të evidentojnë ulërimat dhe të qarat e qindra bebeve.

Ceremonia tradicionale Nakizumo e vjetër 400 vjet zakonisht mbahet në ndonjë tempull, por gara ndryshon varësisht prej lokacioneve të vendit.

Në disa gara fiton foshnja që e para ulërin dhe qan ndërsa në disa vende tjera fiton foshnja që qan dhe ulërin më së gjati.

Zakoni është që njëri nga mundësit ta marr foshnjën në dorë dhe ta rrotullojë derisa nuk qan dhe fillon të ulërijë.

Në Tokio ka fituar foshnja që ka ulëritur më së gjati.

Disa foshnje nuk kanë dashur të qajnë edhe përkundër sjelljeve të mundësve. Atëherë në ring hyn gjyqtari me maskën e djallit çka nxit qeshjen e publikut ndërsa për foshnjat “ulërimë nga gëzimi.