Në ish-bazën e KFOR në Maxhunaj është vjedhur gjithçka (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në ish-bazën e KFOR në Maxhunaj është vjedhur gjithçka (VIDEO)

NULL NULL
05/10/2015

Kanë mbetur vetëm telat dhe zhavori pa u marrë, banorët e Maxhunajt dhe të zonave përreth grabitën gjithçka që lanë paqeruajtësit e KFOR-it, kur hoqën dorë nga përdorimi i kësaj hapësire që e shfrytëzonin krahas bazës së tyre që gjendet në këtë fshat.

Banorët thonë se mbetjet e bazës u grabitën nga njerëz të fshatrave përreth.

Ndonëse këndejpari shihen njerëz duke grabitur edhe gjatë ditës, vjedhjet e mëdha megjithatë thonë se janë bërë gjatë natës.

Në polici nuk është paraqitur ndonjë vjedhje, e zyrtarët e komunës së Vushtrrisë thonë se kjo pronë i takon Agjencisë Kosovare të Privatizimit, transmeton Klan Kosova.

Kronikë nga Flutra Nushi.