Në helikopterin ku humbi jetën Kobe Bryant ndodheshin nëntë persona NULL NULL 27.01.2020 00:21 27.01.2020 00:21 Nëntë persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i helikopterit, në mesin e të cilëve ishte edhe ikona e basketbollit Cobe Bryant së bashku me vajzën e tij. Mësohet se Bryant ka qenë duke shkuar me vajzën e tij Gianna Mari për ta shikuar një ndeshje basketbolli, transmeton Klan Kosova. Fillimisht u raportua se pesë persona kanë humbur jetën në atë aksident tragjik, por tani është konfirmuar se nëntë persona kanë qenë në helikopter. Sherifi i rrethinës së Los Angelosit ka konfirmuar se nëntë persona kanë mbetur të vdekur në rrëzimin e helikopterit, 45 kilometra larg zonës kryesore të qytetit. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.