Në Han të Elezit arrestohen 3 të dyshuar për terorrizëm NULL NULL 16/11/2015 16/11/2015 Drejtoria Kundër Terrorizmit në kuadër të Policisë së Kosovës dje ka arrestuar tre të dyshuar për terrorizëm. Sipas policisë, të dyshuarit janë prangosur në pikën kufitare të Hanit të Elezit, pasiqë në bashkëpunim janë kthyer nga autoritetet turke përmes Republikës së Maqedonisë. “Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori kompetent dhe me autorizimin e këtij të fundit janë intervistuar tre (3) të dyshuarit dhe gjithashtu si vazhdimsi e hetimeve më urdhër të prokurorit dhe të gjyqtarit të procedurës paraprake janë bastisur edhe dy lokacione të të dyshuarve” thuhet në një njoftim të policisë. Poashtu bëhet e ditur se gjatë bastisjes në këto dy lokacione janë gjetur dëshmi relevante të cilat ndërlidhen me rastin dhe gjithashtu ndihmojnë në vazhdimësinë e hetimeve të këtij rasti. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, transmeton Klan Kosova.
Kosova “Prava Crna Gora” e gatshme ta tërheq mocionin e shtatorit ndaj Abazoviq veç nëse arrihet një marrëveshje 29 minuta më parë
Kosova 32-vjetori i themelimit të PVD-së, Kamberi: Partia e vetme që bashkon shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës 29 minuta më parë
Kosova Ymeri (SBASHK): Nëse s’përmbushen kërkesat, dëmtohet fillimi i vitit shkollor (VIDEO) 30 minuta më parë