Në Gjermani u diskutua për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës NULL NULL 09.07.2025 17:52 09.07.2025 17:52 Ambasadori kosovar në Gjermani, Faruk Ajeti, ka thënë se institucionet e Kosovës nuk do të heshtin përballë shkeljeve sistematike të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga regjimi serb. Në një postim në Facebook, ai ka thënë se sot për të fuqizuar zërin e shqiptarëve të Luginës një delegacion nga atje, përfshirë edhe deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberin, u takuan sot me deputetë gjermanë në Berlin. “Gjatë kësaj vizite, ata zhvilluan një sërë takimesh të rëndësishme me qëllim sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e miqve gjermanë mbi diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës”. “Ata theksuan nevojën urgjente për përforcimin e pozitës së shqiptarëve në këtë rajon, si dhe për mbështetjen ndërkombëtare në adresimin e padrejtësive të vazhdueshme që ata po përjetojnë”, ka thënë Ajeti. Delegacioni i shqiptarëve përbëhet nga Shaip Kamberi – deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Enkel Rexhepi – Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Flora Ferati-Sachsenmaier – studiuese dhe eksperte e çështjes së të drejtave të njeriut, dhe Drita AG Zumberi – aktiviste nga Lugina e Preshevës. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Lajmi për lindjen e një fëmije në familjen Kastrati acaron atë Gjevukaj “edhe Zana ishte fëmija i dikujt” (VIDEO) 35 minuta më parë