14:34, 20 Korrik 2019

Të premten rreth orës 3:30 të mëngjesit, janë arrestuar dy persona në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, pasi dyshohet se të njëjtit në gjendje të dehur i kanë sulmuar dhe kanosur zyrtarët policorë derisa ishin në detyrë.

Pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit, transmeton Klan Kosova.

“Më 20.07.2019, në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një revole me gjashtë fishekë, për të cilën është hapur rast i veçantë”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë