Në gjendje të dehur një person ia vuri flakën shtëpisë së vet në Pejë NULL NULL 26.03.2023 09:09 26.03.2023 09:09 Një person dyshohet se ia ka vënë flakën shtëpisë së vet në fshatin Raushiq të Pejës, të shtunën rreth orës 22. Sipas policisë, i dyshuari ishte në gjendje të dehur në momentin e kryerjes së kësaj vepre. Përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për të lënduar. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ia ka vënë flakën shtëpisë së tij Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore si dhe zjarrfikësit. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e policisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 2 months