Në Gazimestan serbët formojnë Aleancë për Kosovën (FOTO) NULL NULL 20.05.2019 16:45 20.05.2019 16:45 Aleanca për Kosovën, si degë e Aleancës për Serbinë është formuar gjatë ditës së sotme në Gazimestan. Me këtë rast është mbajtur asambleja themeluese, në të cilën i është adresuar të pranishmëve kryetari i kësaj Aleance për Serbinë, Borko Stefanoviq si dhe Dragan Gjilas, Sllavisha Ristiq, Rada Trajkoviq dhe deputetët e Dverit dhe Partisë së Re.. Kjo alencës ishte menduar të formohej në Graçanicë, por lokacioni u ndryshua, sepse para Qendrës së Kulturës atje ishte zhvilluar një protestë e qytetarëve kundër ardhjes së përfaqësuesve të Bashkimit për Serbinë në Kosovë, transmeton Klan Kosova. Serbët në Graçanicë protestojnë kundër themelimit të Aleancës për Kosovën (FOTO) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.