Në Forbes shkruhet për rininë e Kosovës që po shpërthen në botën e teknologjisë NULL NULL 18.04.2022 16:47 18.04.2022 16:47 Revista e famshme biznesore amerikane, Forbes, ka publikuar një shkrim ku flitet për shpërthimin e të rinjve kosovarë në skenën e teknologjisë, përcjell Klan Kosova. Shkrimi është artikull i Fatos Ametit, një sipërmarrës kosovar, themelues i kompanisë teknologjike, Sonnecto. “Kosova njihet për mikpritjen e vet, për shpirtin pro-perëndimor dhe jetën e natës. Sidoqoftë, një është shkalla e progresit të madh që e ka bërë në 20 vjet e fundit dhe sasia e talentit të cilën e prodhon, posacërisht në teknologji” , shkruan Ameti. “Të qenët shtet i ri sigurisht i ka benefitet e veta. Në epokën digjitale, të kesh popullatë të re, ta ofron një avantazh të konsiderueshëm; fuqia punëtorë e shteteve garuese vjetrohet dhe ngadalësohet, dhe popullata është në ajkën e karrierës së tyre”. “Sidoqoftë, deri vonë, të qenët i ri në Kosovë nënkuptonte të kesh ngecur midis fluksit ekonomik dhe politik, dhe në të njëjtën kohë, të jesh i izoluar prapa murit të vizave. Kjo gjendje e pasigurisë e ka krijuar një urgjencë për popullin e Kosovës që të krijojë punë të reja cilësore që sigurohen që talentet e reja të mirë-përdoren”. Ameti përmend që Kosova e ka shkallën më të lartë të përdoruesve të internetit në rajon, 93 pëeër qind kanë qasje në të, dhe kjo e ka lejuar sektorin e ICT-së që ta marrë dhenë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 13 orë më parë