Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në fatin e kujt kanë mbetur objektet e braktisura në Ferizaj? (VIDEO)

NULL NULL
nga saranda aliu 02.12.2024 19:47

Komuna e Ferizajit tha se janë pronësi e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, e kjo e fundit as që u interesua të paktën të jap një sqarim për to.

Kështu, objektet e braktisura që gjenden te ish Korporata Bujqësore në Ferizaj, si duket do të mbesin ashtu edhe për një kohë të gjatë.

E këto ndërtesa, sipas Kenan Gashit nga organizata AVONET, janë lënë anash nga çdo institucion.

Për çka thotë se kjo u ka dhënë mundësi të rinjve e të rejave t’i shfrytëzojnë ato për veprimtari negative.

Fajin për këtë, Gashi ia lenë komunarëve.

Kjo pasi siç thotë ai, objektet që gjenden brenda territorit të saj, komuna i ka përgjegjësi mbi vete, edhe nëse janë në menaxhimin e ndonjë institucioni tjetër.

Krejt afër objekteve të ish korporatës bujqësore, gjenden edhe dy objekte të tjera, punimet e së cilave ka mbi 4 vjet që kanë mbetur në gjysmë.

Këto ndërtesa janë nisur për t’u bërë shkolla, pra objekti i ri i gjimnazit shoqëror “Dr. Shaban Hashani” dhe shkollës fillore “Gjon Serreqi”.

Mirëpo deri më tani, të njëjtat ende nuk janë përfunduar.

Edhe në këto të fundit, nga AVONET kanë bërë të ditur se po qëndrojnë përdorues të drogave e po zhvillohen gjëra të kqija.

Nga kjo organizatë kanë thënë se për to askujt nuk po i intereson.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.