Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe

NULL NULL
22.11.2024 15:50
fjalori shqip
Fjalori i Gjuhës Shqipe

Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifikua në Kongresin e Manastirit.

Por, kjo ditë përkon edhe me prezantimin e një Fjalori të ri të Gjuhës Shqipe që do të kenë tanimë shkrimtarë, gazetarë, mësues, nxënës dhe të gjithë ata që duan të ruajnë shqipen.

Drafti i Fjalorit te ri, i hartuar nga Gjuhëtare të shquar si Prof Jani Thomai, Prof. Valter Memishaj, Prof. Gjovalin Shkurtaj e Shezai Rrokaj u prezantua në Kuvendin Kombëtar për Gjuhën Shqipe.

Ky Fjalor do të ketë 8000 faqe A4 është pasuruar pothuajse 2.5 herë më shumë me fjalë, shprehje frazeologjike apo shprehje të huaja që kanë qenë në përdorim, por që nuk i gjeje në fjalorin e vitit 1980, që është përdorur deri më sot.

Por, Gjuha Shqipe po keqpërdoret gjithnjë e më shumë. E për ta mbrojtur atë, gjuhëtarët kërkojnë miratimin e një ligji për gjuhën, shkruan TopChannel.

Për të hartuar këtë fjalor, janë bërë bashkë 55 studiues e akademikë nga të gjitha trevat shqipfolëse për të krijuar këtë vepër.

Fjalori i madh i gjuhës shqipe është një nga tre veprat madhore që Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka ndërmarrë katër vjet më parë bashkë me enciklopedinë shqiptare. /Tch

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.