Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në ditën botërore të ujit, OKB paralajmëron kërcënimin për një krizë të pashmangshme të ujit në të ardhmen

NULL NULL
22.03.2023 10:52

Në Ditën Botërore të Ujit, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka paralajmëruar edhe njëherë kërcënimin për një krizë të pashmangshme të ujit viteve në vijim.

Në një raport të fundit të publikuar nga OKB, transmeton Klankosova.tv, thuhet se një ndër arsyet kryesore të problemit me ujin, mbetet konsumi pa kriter dhe pa limite.

“Bota po ecën verbërisht në një rrugë të rrezikshme me përdorimin e paqëndrueshëm të ujit, ndotjes dhe ngrohjes globale”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres

Sipas studimit në fjalë, thuhet se rreth dy miliardë njerëz nuk kanë akses në ujë të pijshëm të sigurt, ndërsa 3.6 miliardë nuk kanë akses në shërbime të besueshme sanitare.

“Mungesa e ujit po bëhet endemike”, thuhet në raport, i cili vë në dukje se përdorimi global i ujit është rritur me rreth 1% çdo vit gjatë 40 viteve të fundit dhe pritet të ruajë ritme të ngjashme deri në vitin 2050.

Pos tjerash, OKB ka bërë thirrje që të gjithë të marrin masa kundër keqpërdorimit të ujit.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.