Lajmet e fundit

Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, ka bërë të ditur se ka pasur një bisedë të shkurtër me klientin e tij, pas marrjes së vendimit nga trupi gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë.
Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, e cila gjendet në Hagë, është shprehur se Dixon ka thënë se Veseli është në disponim të mirë dhe është i gatshëm të vazhdojë procesin në shkallën tjetër, atë të Apelit.
“Kam pasur një bisedë të shkurtër me të. Ai është në disponim të mirë dhe është i gatshëm të vazhdojë tutje në shkallën tjetër”, ka deklaruar Dixon.
Mujku gjithashtu njoftoi se mbrojtja e Veselit ka paralajmëruar se do të ankohet në Dhomën e Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Megjithatë, avokati Dixon nuk ka specifikuar nëse ankesa do të synojë rrëzimin e pikave të aktakuzës apo do të kërkojë rigjykim./Klankosova.tv