8:19, 12 Shtator 2019

Në Deçan do të promovohet libri i autores së ndjerë Fetnete Ramosaj i titulluar “Ushtria Çlirimtare e Kosovës në zonën operative të Dukagjinit”.

Ky libër përmban dokumente dhe raportime nga lufta e zhvilluar gjatë viteve 1998-1999.

Në këtë promovim që mbahet në Asamblesë komunale të Deçanit me fillim prej orës 11:00 do të marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Fetnete Ramosaj vdiq më 5 prill të këtij viti.

Që nga viti 1989 ishte pjesëtare aktive e lëvizjes ilegale dhe asaj gjithëpopullore në Kosovë si dhe pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Konkurs Pune

Lexo më shumë