23:01, 12 Korrik 2019

Policia e Kosovës e asistuar nga Inspektorët Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë kanë kontrolluar dy barnatore në Deçan që dyshohej se posedonin dhe shisnin barna pa  banderola të Kosovës.

Sipas Policisë në njërën barnatore janë konfiskuar 378 paketime të llojeve të ndryshme të medikamenteve dhe në një barnatore tjetër janë konfiskuar 1028 paketime të tjera.

Nën dyshimin për përfshirje në veprën penale ‘prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’, janë arrestuar dy të dyshuar G.H.   dhe J. P.

Dy të dyshuarit me aktvendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë, transmeton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë