Në çfarë ore është funerali i Mbretëreshës? - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në çfarë ore është funerali i Mbretëreshës?

NULL NULL
19/09/2022

Varrimi i Mbretëreshës Elizabeth II që vdiq më 8 shtator do të mbahet sot në orën 11:00.

Ceremonia mbahet në Westminster Abbey në Londër, kisha historike ku kurorëzohen mbretërit dhe mbretëreshat e Britanisë.

Ceremonia pritet të mbyllet pak para mesditës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Do të mbahen edhe dy minuta heshtje kombëtare.

Deri në fund të ditës së varrimit, do të përfundojë edhe periudha e zisë kombëtare që zgjati 17 ditë.

Në funeralin e moarkes britanike do të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me Zotëriun e Parë, Prindon Sadriu, transmeton Klankosova.tv.