Në brigjet e Italisë shpëtohen 1830 emigrantë (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në brigjet e Italisë shpëtohen 1830 emigrantë (VIDEO)

NULL NULL
06/10/2015

Rojat bregdetare italiane raportuan se rreth 1830 emigrantë janë shpëtuar nga fundosja në Detin Mesdhe në një periudhë njëzet e katër orëshe.

Anije me gjashtë ekipe të ndryshme të shpëtimit u angazhuan të hënën me roja bregdetare, duke përforcuar ato me  gjermanë, norvegjezë, britanikë dhe irlandezë, shkruan Reuters, përcjellë Klan Kosova.

Përderisa këto ekipe kishin arritur të shpëtojnë gjithë këto emigrant në mesin e tyre gjendeshin edhe shumë gra e fëmijë të vegjël duke zbarkuar.

Më shumë se 130,000 emigrantë kanë arritur në Itali me anije, gjatë këtij viti, duke e bërë atë një vend që mbanë frontin kryesor me Greqinë për krizën më të madhe të Europës të emigracionit që nga Lufta e Dytë Botërore, përcjellë Klan Kosova.

Ndërkaq Franca ende po refuzonë që emigrantët të kalojnë kufirin, ndërsa sipas raportimeve të autoriteteve të Libisë, thuhet se në det kanë humbur jetën rreth 100 persona, 2 prei tyre janë gjetur të fundosur në ujë.