Në Berlin po zhvillohet takimi për hekurudhat Kosovë-Serbi NULL NULL 27.01.2020 11:43 27.01.2020 11:43 Në Berlin, po zhvillohet takimi për linjën hekurudhore mes Kosovës dhe Serbisë, i inicuar nga i dërguari i Amerikës në bisedimet Prishtinë-Beograd, Richard Grenell, raporton Tanjug. Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, i ka autorizuar dy persona për t’i negociuar detajet në Berlin rreth marrëveshjes hekurudhore ndërmjet dyja vendeve. Dy zyrtarët që e përbëjnë delegacionin kosovar janë: Xhemë Veseli, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupeva, drejtor i Infrastrukturës Rrugore. Sipas Tanjug, delegacioni serb drejtohet nga drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 57 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 1 orë më parë