23:20, 25 Shkurt 2020

Arabia Saudite do ta nisë ligën e futbollit të grave, dy vjet pasi që ato ishin lejuar që t’i shihnin ndeshjet e këtij sporti brenda stadiumeve.

Ndeshjet e para të ligës do të zhvillohen në kryeqytetin Riad dhe në dy qytete tjera, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Krijimi i kësaj lige është në kuadër të reformave të paralajmëruara nga Princi Mohammed bin Salman në Arabi Saudite që për shumë kohë është parë si një prej shoqërive më strikte në botë.

Aktivistët thonë se ende më shumë duhet të bëhet për të drejtat e grave.

“Nisja e ligës forcon pjesëmarrjen e grave në sporte në nivel të komunitetit dhe do të gjenerojë shtim të njohjeve të të arriturave të tyre në sport”, thuhet në qëndrimin e qeverisë saudite.

Konkurs Pune

Lexo më shumë