19:18, 12 Shtator 2019

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se për ta jetësuar konceptin e tij për 100 për qind shtet duhet që të ketë kuadro cilësore.

Ai përmes një postimi ka njoftuar për bashkimin në AAK të disa të rinjve, njofton Klan Kosova.

“Jetësimi i konceptit 100% shtet kërkon kuadro që shquhen për dije dhe përkushtim, profesionistë të zotë, e studentë me perspektivë, që po na bashkohen përditë, për ta konfirmuar vazhdimësinë e transformimit të vendit”, shkroi Haradinaj.

Ja postimi i plotë:

Jetësimi i konceptit 100% shtet kërkon kuadro që shquhen për dije dhe përkushtim, profesionistë të zotë, e studentë me perspektivë, që po na bashkohen përditë, për ta konfirmuar vazhdimësinë e transformimit të vendit.

Nga sot, pjesë të vizionit të AAK-së do të jenë Xhafer Selimi – Profesori universitar i Gjuhës dhe Letërsisë shqipe; Dr. Mirjeta Berisha dhe Arjanita Shaka – Specialiste të sëmundjes së dhëmbit me endodonci; Burhan Arifi – Specialist i ortodoncisë; Pajtim Hasani – Profesor i Gjuhës Angleze; Krenar Mushica, Merva Gjigolli, Valeza Suka, Mehmet Isufaj, Visar Kokolli, Anila Berkolli, Rinor Bllaca e Blinda Bytyqi- Ekonomistë; Margarita Elshani – Juriste me master në drejtimin penal; Valdete Kadriaj, Eltina Sedolli e Flamur Kabashi – Studentë të juridikut; Besnik Alaj – Menaxher; Labinot Berkolli – Fakulteti për Doganë e Shpedicon; Blerta Hajrizi – Studente e mjekësisë; Granit Berkolli – Shkencat Kompjuterike; Fidane Gjigolli – Shkencat Matematikore; Fitore Havolli – Orientaliste; Muhamet Havolli – Shef prodhimi; Leonita Berkolli – Studente e informatikës; Betina Bytyqi – Mjeke; Diturie Bytyqi, Blerta dhe Elona Hajrizi – Fizioterapeute; Granit Bllaca – Student i shkencave politike në Austri.

 

Mirënjohës për besimin!

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë