Në 75 vjetorin e shkollës “Prenk Jakova” mbahet koncert në Prishtinë NULL NULL 22.04.2025 10:39 22.04.2025 10:39 Foto arkiv Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, sonte nga ora 19:00 mbahet koncerti solemn i Korit dhe Orkestrës “Prenk Jakova”, nën drejtimin e dirigjentes Lirjona Sylejmani, në kuadër të jubileut të 75-vjetorit të themelimit të Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova”. Koncerti, përveçse shënon një moment historik për këtë institucion, poashtu i paraprin edhe tri prezantimeve ndërkombëtare në Kroaci dhe Slloveni, një hap ky i rëndësishëm drejt promovimit të artistëve të rinj dhe shkëmbimit kulturor jashtë vendit, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.