Në 24 vjetorin e rënies, nderohen Fehmi e Xhevë Lladrovci (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në 24 vjetorin e rënies, nderohen Fehmi e Xhevë Lladrovci (VIDEO)

NULL NULL
22/09/2022

Institucioni që flet shqip falë luftës se tij, po i nderon Fehmi e Xhevë Ladrocin në 24 vjetorin e rënies.

E në këtë 22 shtator, një bashkëluftëtar i tyre nuk mund ta harrojë porosinë që komandanti ia kishte dhënë atij dhe pjesëtarëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kur forcat serbe hyn në fshatin Gllanasellë të Drenasit, transmeton klankosova.tv.

Por, derisa Fehmiu e dha këtë porosi, ishte bashkëshortja e tij, ajo që e nisi betejën.

E kjo përballje ishte fortë e pabarabartë.

Por heroina e plagosur nuk e braktisi burrin duke luftuar me serbët deri në frymën e fundit.

Pas 7 orësh luftime vriten Fehmiu e Xheva, por dhe dy bashkëluftëtarët, Fatime Hetemi dhe Asllan Fazlija.

Ani se ishte humbje e madhe për UÇK-në, rënia e Fehmiut dhe Xhevës ishte motivim për luftën deri në çlirimin e vendit.