18:59, 15 Mars 2019

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Lorenzo D’Addario, ka thënë se në këtë mandat që po qëndron në vend po sheh se po lulëzon jeta.

Kjo për dallim nga periudhat paraprake kur ai ka qenë në Kosovë – vitin 1999 dhe 2004, njofton Klan Kosova.

“Sot është tepër më mirë,  jemi në Evropë dhe jemi fatlum që jemi në mesin e njerëzve të mirë dhe shoqëri që po lulëzon”.

“Dallimi është shumë i madh tash me vitet 1999  dhe 2004. Tash e gjeta vetën në një shoqëri që merret me gjërat e demokracisë. Më pëlqen të kalojë kohën me njerëz, punëtorë e të sinqertë. Njerëz familjarë dhe që duan ta lënë të kaluarën pas. Kënaqësi që jam kthyer këtu”, ka thënë D’Addario në Info Magazine.

Ai ka thënë se nga viti 199 kujton qytete të errëta në Kosovë.

“Çdo apartament kishte një satelitë ku njerëzit mundoheshin të kuptonin diçka. Kishte paqartësi”.

“Viti 2004 ka qenë befasi, kishte trazira dhe situata degjeneroi. Tash e shoh se ka shumë më shumë siguri në shoqëri. Ka dialog dhe diskutime demokratike”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë