Ndryshime në qarkullimin rrugor në Tiranë për shkak të takimit të liderëve rajonalë NULL NULL 15.06.2025 13:31 15.06.2025 13:31 Me rastin e zhvillimit të Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore #SEECP, policia në Tiranë ka bërë me dije se do të ketë bllokime dhe kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore. Konkretisht plani i trafikut pason si vijon: Në ardhje të delegacioneve: Aeroporti i Rinasit– Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës-Tiranë” – Unaza e Re – Rrethrrotullimi i Saukut – Rruga e Elbasanit– Rruga “George W Bush” – Rruga “Urani Pano”-Rruga “Dervish Hima”. Në largim të delegacioneve: Rruga “George W Bush” – Rruga e Elbasanit– Rrethrrotullimi i Saukut – Unaza e Re – Sheshi “Shqiponja” – Autostrada “Tiranë-Durrës” – Mbikalimi i Kasharit – Aeroporti i Rinasit. “Gjithashtu, po me datë 16.06.2025, gjatë zhvillimit të aktivitetit, do të ketë ndalim të përkohshëm të qarkullimit, parkimit të automjeteve si dhe lëvizjes të këmbësorëve, në rrugën “Ludovik Shllaku” dhe Rrugën e Dibrës. Orari i kufizimeve do të varet nga mbërritja e delegacioneve në Aeroportin e Rinasit”, sqaron policia. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Qefalija: Gratë e Gazës dhe të Iranit janë viktima, vritesh veç pse s’e ke kokën të mbuluar (VIDEO) 14 minuta më parë
Lajme Shërbimet izraelite të emergjencës: Dy persona u plagosën në Haifa nga sulmet iraniane 54 minuta më parë
Lajme Nga Anglia në Shkodër në këmbë, Seb Ponari përshkoi 2,750 kilometra për 36 ditë 58 minuta më parë