Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndryshime në kupolën e Policisë

NULL NULL
27.04.2015 17:05

Emërimi i Haki Çakos në krye të policisë ka sjellë ndryshime në disa drejtori mjaft të rëndësishme. Ardian Çipa është emëruar Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në seksionin e Krimeve të Rënda.

Vendin e Çipës në Drejtorinë e Policisë Tiranë e ka zënë Ervin Hodaj, i cili drejtonte Policinë e Fierit. Në Fier është emëruar Neritan Nallbati, që mbante detyren e Drejtorit të Policisë në Elbasan.

Blutë e Elbasanit do t’i drejtojë Alfred Çepe.

Agim Basha dhe Behar Çaka kanë bërë rrokadë me njëri – tjetrin.

I pari ka marrë drejtimin e Komisariatit të Vlorës, ndërsa i dyti është emëruar Shef katedre tek Akademia e Policisë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.