Ndotja e ajrit ndërlidhet me çrregullime më të rënda mendore, zbulon studimi - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndotja e ajrit ndërlidhet me çrregullime më të rënda mendore, zbulon studimi

NULL NULL
09/08/2022

Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit lidhet me rritjen e ashpërsisë së sëmundjeve mendore, sipas studimit më të plotë të këtij lloji.

Hulumtimi, i cili ka përfshirë 13,000 njerëz në Londër, zbuloi se një rritje relativisht e vogël e ekspozimit ndaj dioksidit të nitrogjenit çoi në një rritje prej 32% të rrezikut për të pasur nevojë për trajtim me bazë në komunitet dhe një rritje prej 18% të rrezikut për t’u pranuar në spital.

Studiuesit thanë se gjetjet ka të ngjarë të jenw të njejta për shumicën e qyteteve në vendet e zhvilluara, dhe ulja e ndotjes së ajrit mund të ndihmoj miliona njerëz, përcjell KlanKosova.tv.

Studimi përdori shpeshtësinë e pranimit në spital ose vizitat tek mjekët dhe infermierët  si një masë e ashpërsisë. Studiuesit llogaritën se një reduktim i vogël i vetëm një ndotësi mund të zvogëlojë sëmundjen dhe të kursejë shërbimi shëndetësor kombëtar të Britanisë, dhjetëra miliona paund në vit.

Nivelet e ndotjes së ajrit në Londër kanë rënë vitet e fundit, por nuk ka asnjë nivel të sigurt, tha Ioannis Bakolis, nga King’s College London, i cili drejtoi kërkimin.

“Edhe në nivele të ulëta të ndotjes së ajrit, ju mund të vëreni këtë lloj efekti shumë të rëndësishëm”.

Hulumtimet e ndryshme të fundit kanë treguar se një rritje e vogël e ndotjes së ajrit lidhet me rritje të konsiderueshme të depresionit dhe ankthit.

Një ndër hulumtimet gjithashtu ka lidhur ajrin e ndotur me rritjen e vetëvrasjeve dhe ka treguar se të rritesh dhe te jetosh në vende të ndotura rrit rrezikun e çrregullimeve mendore.

Hulumtime të tjera kanë gjetur se ndotja e ajrit shkakton një reduktim “të madh” të inteligjencës dhe lidhet me rritjen e demencës. Një rishikim global në vitin 2019 arriti në përfundimin se ndotja e ajrit mund të dëmtojë çdo organ në trupin e njeriut.

Kjo ndërlidhje është “biologjikisht e besueshme”, thanë studiuesit, pasi ndotësit e ajrit dihet se kanë veti të fuqishme inflamatore dhe inflamacioni besohet të jetë një faktor në çrregullimet psikotike dhe humorit.

Banka Botërore ka vlerësuar se ndotja e ajrit i kushton ekonomisë globale 5 trilion dollarë në vit, por kjo përfshin vetëm dëmet e njohura të shkaktuara në zemër dhe mushkëri.

“Vlerësimet e kostos aktualisht ndikojnë vetëm në shëndetin fizik, por ne po shohim më shumë studime që demonstrojnë lidhje me shëndetin mendor”, tha Newbury.

Francesca Gentile, nga Fondacioni IRCCS Policlinico San Matteo në Pavia, tha: “Rezultatet mund të përdoren për të parashikuar incidencën e kësaj gjendjeje kërcënuese për jetën [dhe] për të përmirësuar efikasitetin e shërbimit shëndetësor duke u përfshirë në modelet e parashikimit të ambulancës dhe sistemet e paralajmërimit.” Studimi u prezantua në kongresin e Shoqërisë Evropiane të Kardiologjisë 2021.