“Ndoshta po ju pengon, por kam vendosur të jem i qetë”, thotë Stresi (VIDEO) NULL NULL 10.02.2023 01:09 10.02.2023 01:09 Banorët e nominuar kanë mbajtur dhe sonte darkën e rregullt të “Vëllait të Madh”, teksa bashkë me ushqimet e sërvirura me finesë, mungesë nuk shënuan as pyetje nga më të ndryshmet. “Dy javët e fundit ke qenë shumë i qetë dhe i ke kaluar lehtë debatet me të tjerët. A mendon që kjo është mënyra për të shkuar në finale në këto pesë javët të mbetura?”, ka qenë një pyetje drejtuar Stresit. “Do rri dhe katër javë të tjera shumë qetë, dhe nuk kemi me më pa të nervozuar iu premtoj, nuk jam duke i ra askujt në qafë. Vetëm kur përmendet emri im futem në debate me gjithë qejf. Unë kam uljet dhe ngritjet e mia, po mendoj që është ka i shqetëson qetësia ime, por kështu kam vendosur”, ka thënë Stresi mes tjerash. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.