Ndonëse nuk ishte kuorumi i deputetëve sot, Kuvendi për nesër paralajmëron seancë të re - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndonëse nuk ishte kuorumi i deputetëve sot, Kuvendi për nesër paralajmëron seancë të re

NULL NULL
19.04.2023 19:23
kuvendi i kosoves

Ndonëse seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka dështuar si pasojë e mungesës së kuorumit, edhe për nesër është paralajmëruar një seancë e re, me pika tjera nga kjo e kësaj të mërkure.

Në njoftimin e lëshuar nga Kuvendi thuhet se seanca do të fillojë nga ora 10:00 e mëngjesit, dhe dhjetë pika të rendit të ditës.

Në rend dite është  votimi në lexim të dytë i Projektligjit për  Prokurorin e Shtetit.

Më poshtë e keni rendin e plotë të ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L – 123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive,
4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-167 për Prokurorin e Shtetit,
5. Votimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi për Menaxhimin e Pagave”,
6. Votimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit: “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021”,
7. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-221 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator sistemi, transmisioni dhe tregu sh. A.) dhe Frankfurt am Main (KFW),
8. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”,
9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,
10. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për shpenzimet e parasë publike për dy vite mandat të Qeverisë së Republikës së Kosovës.