Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndodh edhe në kualifikimet për Champions, ia shkruajnë me “laps” numrin në fanellë

NULL NULL
08.07.2025 21:31

Një moment interesant ka ndodhur në ndeshjen kualifikuese për Champions League mes TNS-së dhe Shkëndijës së Tetovës.

Ekipi uellsian nuk kishte fanellë me numrin 18 dhe improvizoi në mënyrë kreative, duke tërhequr vëmendjen e tifozëve.

Gazetari Arbon Flugaj e ndau këtë rast në Facebook.

“SHUMË KREATIVE KJO. Ekipi uellsian, TNS, nuk pati fanellë me numër 18 dhe improvizoi në këtë mënyrë në ndeshjen që po luajnë në Champions League kundër Shkëndijës së Tetovës”, ka shkruar Flugaj në Facebook.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.