21:06, 19 Korrik 2019

Ramush Haradinaj sot dha dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Sipas të gjitha gjasave, vendi do të shkojë në zgjedhje, ndonëse ekziston mundësia teorike që të gjendet një kandidat tjetër për postin e kryeministrit nga koalicioni qeverisës.

Në atmosferën e befasisë së madhe me vendimin e Haradinajt dhe dilemave për të ardhmen e koalicionit, sakaq u shfaq një politikan me pedigre i cili publikisht – pa iu dridhur tastatura – tha se i ishte ofruar posti i kryeministrit, por – çuditërisht dhe historikisht – ai e kishte refuzuar.

Siç mund të supozoni, emri i tij është – z. Armend Ibrahimi.

Kredencialet e tij për ndërtimin e urave për bashkëpunime ndërpartiake janë të dëshmuara. Dikur ai ishte kryetar i Forumit Rinor të LDK-së, por më vonë kishte kaluar në taborin diametralisht të kundërt, duke aderuar në PDK.

Më është ofruar posti i Kryeministrit me një rikombinim të forcave aktuale politike në vend. E kam refuzuar sepse besoj se Kryeministri i ardhshëm duhet të vijë nga zgjedhjet e reja dhe jo nga një mënyrë apo rrugë tjetër”, është shprehur ky anëtar aktual i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Madje, paradoksalisht, ai për këtë çështje – pra, ofertën për postin e kryeministrit dhe refuzimin stoik – ka kërkuar mendim demokratik dhe transparent edhe nga “fansat” e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.

“Shqetësimin e kam se ka të atillë që duan që të bëhen Kryeministër pa shkuar në zgjedhje. I mirëpres mendimet tuaja”.

Dhe mendimet nuk kanë munguar, ndonëse shumica dërrmuese kanë qenë ironizuese dhe sarkastike.

Për fatin e keq të Kosovës dhe të ardhmes së ndritur të popullit tonë.

 

Dokumenti autentik – historik  – politik  – ofertues dhe refuzues 

 

Foto-galeri faktografiko-estetike nga e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja

z. Armend Ibrahimi dikur…

 

 

z. Armend Ibrahimi sot…

 

 

z. Armend Ibrahimi nesër…

 

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë