Ndjekja ndërkombëtare, Blinken: Vendet evropiane ta arrestojnë Putinin nëse ai i viziton - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndjekja ndërkombëtare, Blinken: Vendet evropiane ta arrestojnë Putinin nëse ai i viziton

NULL NULL
22.03.2023 23:17
Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të mërkurën se çdo vend evropian që është pjesë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) duhet të arrestojë presidentin rus Vladimir Putin nëse ai e viziton atë shtet.

“Unë mendoj se kushdo që është palë në gjykatë dhe ka detyrime duhet t’i përmbushë ato”, tha Blinken në përgjigje të një pyetjeje nga senatori republikan Lindsey Graham,  në një seancë dëgjimore të Komisionit të Ndarjeve të Senatit.

Blinken nuk tha se autoritetet amerikane do ta dorëzonin presidentin rus në ICC, nëse ai do të shkonte atje, duke vënë në dukje se ShBA-ja nuk është palë në gjykatë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.