Ndiqni këto këshilla të ushqyerjes për gjumë më të qetë NULL NULL 01.04.2024 00:01 01.04.2024 00:01 Sekreti i gjumit të mirë mund të jetë duke u fshehur te mënyra sesi ha. Nëse po vuan për të fjetur rehat dhe me rregull siç do, mbase duhet të bësh kujdes në kuzhinë. Specialistët thonë se ushqimi i mirë është po aq i rëndësishëm sa të fikurit telefonin për të fjetur në orar. E para këshillë që nutricionsitët japin është përdorimi i përditshëm i magnezit, i cili ulet në nivele prej stresit dhe ushtrimeve fizike. Shtoje në dietë duke përfshirë perimet me ngjyrë të errët, farat dhe frutat e thata. Rritja e tryptophan-it është një tjetër mënyrë e vërtetuar për të ulur kohëzgjatjen që të duhet për të fjetur. Mirë është të merret para gjumit. Ushqimet që e kanë janë tofu, bananet, bulmeti, drithrat etj. Të marrësh më shumë melatonin gjithashtu besohet se ndihmon në balancimin e gjumit. Kjo substancë është e lidhur drejtpërdrejt me gjumin ndaj është faktor kryesor pse ti po fle ose jo në kohë sipas anabel. Një mënyrë si mund ta marrësh është nga qershitë, ose lëngu i tyre. Omega-3 që gjendet te salmoni, sardelet, avokadot e të tjera është po ashtu e vërtetuar shkencërisht që ndihmon në përmrësimin e gjumit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.