Ndiqeni të mërkurën në Art Sport 1 përballjen Boston-Dallas

Ndiqeni të mërkurën në Art Sport 1 përballjen Boston-Dallas

NULL NULL
nga Arbon Flugaj 6 days më parë

Dy prej yjeve të rinj që po shëndrisin më së shumti, Jason Tatum dhe Luka Donçiq do të zbresin në American Airlines Arena për të dueluar edhe një herë mes tyre.

Dueli, Boston Celtics – Dallas Mavericks është shumë i rëndësishëm për vazhdimin e kampionatit në NBA si për njërën ashtu edhe për tjetrën skuadër, e si i tillë transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1 mëngjesin e të mërkurës me fillim nga ora 01:30.

01:30 BOSTON CELTICS – DALLAS MAVERICKS ART SPORT 1

Pas 30 takimeve të luajtura, Bostoni qëndron në pozitën e gjashtë të lindjes, shumë larg pritshmërive të fillim-sezonit me 15 fitore, krahas po aq humbjeve. Nga ana tjetër Dallasi i Donçiq ka filluar të shfaqë shenja jete dhe shprese për playoff. Ata aktualisht mbajnë pozitën e 10-të në bregun perëndimor me 13 fitore dhe 15 disfata.

Ky do jetë dueli i 79-të në histori për këto dy skuadra, deri më tani 42 fitore kanë Bostoni, teksa në 36 herë të tjera triumfin e kanë arritur Dallasi.

Të dy skuadrat vijnë në këtë duel me organikë të plotë dhe pa asnjë mungesë.

Boston Celtics, 5-shja e mundshme startuese:

Kemba Walker, Jaylen Brown, Jason Tatum, Daniel Theis, Tristian Thompson

Dallas Mavericks, 5-shja e mundshme startuese:

Luka Donçiq, Josh Richardson, Tim Hardaway Jr, Kristaps Porzingis, Willie Cauley-Stein