Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndihma e madhe: Holandezët bëjnë mrekulli me fëmijët në QKUK (VIDEO)

NULL NULL
02.07.2025 20:31

Në Prishtinë ka ardhur një mjek holandez për të forcuar bashkëpunimin me QKUK-në, në repartin e Hemato-onkologjisë Pediatrike, dhe për përmirësimin e kujdesit ndaj fëmijëve me kancer.

Doktori holandez, themelues i Qendrës Princess Maxima, ka ardhur që ta përforcojë bashkëpunimin prej rreth një dekade me QKUK-në, duke ofruar tani pako lehtësimesh për trajtimet specifike që nuk mund të ofrohet në Kosovë, raporton Klan Kosova.  

Shefja e repartit, Rufadije Maxhuni rikujtoi se mjekët nga Holanda vijnë në vizitë çdo 6 muaj, teksa shtoi se me ta çdo 2 javë mbajnë video-konferenca. Ndërsa specifikoi rastet kur patjetër pacientët fëmijë duhet të adresohen jashtë Kosovës.

Për mundësinë e realizimit të radio-terapisë në Kosovë mjekët holandezë kanë ofruar trajnime, por që kjo tani për tani është në fazën e diskutimeve.

Në Klinikën e Hematoonkologjisë trajtohen përafërsisht 60 fëmijë në vit me malinjitete, leukemi akute limfoblastike, me tumore të sistemit nervor qendror dhe tumore të ndryshme të organeve tjera ndërsa organizator të vizitës së mjekut holandez është organizata “Care for Kosovo Kids” e cila ofron terapi esenciale për fëmijët me kancer që nga viti 2013. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.