Ndëshkohet shoferi BMW-së në Ferizaj, në zonën 50 km/h “i shkeli” 143 km/h NULL NULL 06.07.2025 11:46 06.07.2025 11:46 Foto Ilustruese Njësia e Trafikut Rrugor në Ferizaj ka njoftuar se gjatë realizimit të kontrollit me radar në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, më saktë në fshatin Dardani të Ferizajt ka evidentuar një automjet të markës BMW me targa të huaja që po lëvizte me shpejtësi prej 143 km/h, në zonën ku kufizimi i lejuar është 50 km/h. Siç njofton policia, ndaj shoferit A.R.,33 vjeç është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje trafiku për tejkalim të shpejtësisë së lejuar: 300 € dhe masë mbrojtëse (ndalim i drejtimit të mjetit për 3 muaj). Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor. / Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025