Ndeshjen fantastike Milan – Inter mund ta ndiqni sonte ekskluzivisht në Artmotion. NULL NULL nga Arbon Flugaj 01.03.2022 17:00 nga Arbon Flugaj 01.03.2022 17:00 Coppa Italia ka arritur në raundin gjysmëfinal, i cili do të zhvillohet të martën dhe të mërkurën e kësaj jave, teksa sjell në ekranet tuaja dy ndeshje shumë interesante mes katër ekipeve më të mira italiane. Sonte, duke nisur nga ora 21:00, direkt në Art Sport 1, nën komentimin e Arlind Sadikut, mund të shikoni përballjen mes Milanit dhe Interit, e cila zhvillohet në “San Siro” dhe është ndeshja e 26 në histori të kësaj gare mes dy skuadrave. Deri më tani në histori, Milani ka fituar 10 herë kundër skuadrës “Neroazzure”, ndërsa tetë herë ka fituar ekipi i Interit dhe në shtatë raste të tjera ndeshjet janë mbyllur në barazim. Këto dy skuadra janë në garë edhe për titullin kampion të Serie A, por sigurisht edhe Kupa është një mundësi e mirë për të arritur deri te trofeu në këtë edicion. Formacionet e mundshme: Milan: Magnian – Calabria, Romagnoli, Tomori, Theo – Tonali, Bennacer, Brahim – Messias, Mandzukic, Leao. Inter: Radu – De Vrij, Dimarco, Skriniar – Dumfries, Barella, Vidal, Calhanoglu, Perisic – Dzeka, Caicedo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.