Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndeshja Prishtina-Ballkani, me hyrje falas

NULL NULL
20.03.2026 18:22

Klubi futbollistik Prishtina ka njoftuar tifozët dhe opinionin publik se ndeshja ndaj FC Ballkanit, që do të zhvillohet të shtunën në Kampin Nacional në Hajvali, do të jetë me hyrje falas për shikuesit.

“Tifozët do të kenë qasje në tribunën ballore (Lindje), ndërsa pjesa tjetër e tribunave do të jetë e kufizuar, në përputhje me kushtet aktuale të këtij kompleksi”.

“Ndërkohë, tribunat prapa portave do të jenë plotësisht të mbyllura”, ka njoftuar FC Prishtina.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 13:00 dhe transmetohet ekskluzivisht në kanalet e sportit të platformës Artmotion. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme