Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndeshja ndaj Italisë, FShF-ja gjobitet me 37 mijë euro

NULL NULL
18.06.2024 20:46
Portieri i kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha, gjatë ndeshjes së Shqipërisë kundër Italisë. FOTO: FShF
Portieri i kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha, gjatë ndeshjes së Shqipërisë kundër Italisë. FOTO: FShF

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur që ta gjobisë FShF-në në vlerë prej 37 mijë e 375 euro.

Ky dënim i UEFA-s ndaj FShF-së vjen për shkak të incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes së rundit të parë në Euro 2024, ndaj Italisë, ndeshje kjo që u luajt në “Signal Iduna Park” më 15 qershor.

“Penalizimi financiar ka ardhur nga problematika e shkaktuar nga disa tifozë shqiptarë, të cilët ndezën flakadanë gjatë ndeshjes, hodhën sende në fushë, transmetuan mesazhe të papërshtatshme në këtë ngjarje të madhe sportive për ekipin tonë kombëtar si edhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë pjesës së dytë të lojës”.

“Federata e Futbollit gjen rastin t’u bëjë apel të gjithë tifozëve shqiptarë që të jenë më të përgjegjshëm dhe të shmangin krijimin e këtyre incidenteve dhe trazirave totalisht të evitueshme, që mund të sjellin penalitete financiare dhe dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe futbollit shqiptar. Gjithashtu, FSHF bën me dije tifozët shqiptarë se gjatë ndeshjeve nuk lejohen mesazhet me natyrë jo sportive (politike, etnike, etj)”, thuhet në njoftimin e FShF-së, transmeton Klankosova.tv..

Bëhet e ditur se FShF u gjobit me 10 mijë euro për ndezjen e fishekzjarreve, me 12 mijë e 375 për hedhjen e sendeve në fushë, me 5 mijë euro për hyrjen e një tifozi në fushë dhe me 10 mijë euro për transmetimin e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive.

Të gjitha gjobat në vlerë prej 37 mijë e 375 euro duhet të derdhen në llogarinë bankare të UEFA-s brenda 90 ditëve nga komunikimi i vendimit.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.