Ndeshja me Kroacinë, UEFA e dënon sërish Shqipërinë NULL NULL 23.06.2024 14:30 23.06.2024 14:30 Foto: Federata Shqiptare e Futbollit Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur ta dënojë sërish Federatën Shqiptare të Futbollit me shumën prej 47,500 euro për shkak të incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes së raundit të dytë në finalet e Kampionatit Evropian ndaj Kroacisë. FSHK njofton se kjo erdhi nga” problematika e shkaktuar nga disa tifozë shqiptarë, të cilët ndezën flakadanë gjatë ndeshjes, transmetuan mesazhe të papërshtatshme gjatë ndeshjes Kroaci – Shqipëri si edhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë zhvillimit të lojës”. Federata e Futbollit iu ka bërë thirrje të gjithë tifozëve shqiptarë që të jenë më të përgjegjshëm dhe të shmangin krijimin e këtyre incidenteve dhe trazirave totalisht të evitueshme, që mund të sjellin penalitete financiare dhe dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe futbollit shqiptar. Gjithashtu, FSHF bën me dije se gjatë ndeshjeve nuk lejohen mesazhet me natyrë jo sportive (politike, etnike, etj). “FSHF fton tifozët dhe futbolldashësit të mbështesin deri në fund Kombëtaren shqiptare në këtë rrugëtim magjik dhe historik në EURO 2024, duke treguar qytetari dhe përgjegjshmëri përmes një sjellje korrekte e duke respektuar rregullat dhe kundërshtarët”, thuhet në njoftimin e kësaj federate. Më poshtë i gjeni vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA ndaj FSHF-së: Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 2500 euro për ndezjen e fishekzjarreve. Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 20.000 euro për pushtimin e fushës. Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 25.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.