Lajmet e fundit

Lionel Messi është rikthyer në listën e Kombëtares së Argjentinës, ndërsa 6 tetori pritet të jetë një natë e veçantë për kapitenin në stadiumin “Monumental” të Buenos Airesit.
Federata Argjentinase e Futbollit ka konfirmuar ftesën e Messit për ndeshjet miqësore ndaj Bolivisë, Burkina Fasos dhe Beninit.
Pikërisht sfida ndaj Beninit, më 6 tetor, pritet të shërbejë si lamtumira e tij para tifozëve argjentinas.
Në “Monumental” pritet të jenë të pranishëm edhe kampionët e botës nga Katari, së bashku me familjet e tyre, transmeton Klankosova.tv.
Presidenti i Federatës, Claudio “Chiqui” Tapia, ka thënë se Messi “do të ketë lamtumirën që meriton” para tifozëve të Argjentinës.
Messi e udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës 2022, ndërsa tash pritet të përshëndetet me tifozët në një nga stadiumet më ikonike të vendit.