Ndeshja Kosovë–Bullgari, FFK ka një kërkesë për ata që kanë blerë biletat online NULL NULL 24.03.2019 15:36 24.03.2019 15:36 Federata e Futbollit të Kosovës njofton të gjithë qytetarët që kanë blerë bileta online për ndeshjen Kosovë – Bullgari, se duhet ta shtypin biletën në versionin bardhezi. Sipas FFK-së, bileta e shtypur duhet të jetë e pastër dhe teksti e kodet duhet të jenë të lexueshme në mënyrë që poseduesi i biletës të mos ketë probleme gjatë hyrjes në stadium, transmeton Klan Kosova. “Poseduesi i biletës duhet ta ketë parasysh që ajo të mos jetë e dëmtuar”, ka njoftuar FFK. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.