Lajmet e fundit

Kombëtarja e Kosovës sonte do të përballet me Izraelin në Debrecen të Hungarisë.
Para nisjes së ndeshjes, brenda stadiumit "Nagyerdei Stadion" është vendosur edhe flamuri me logo të UÇK-së, raporton Klankosova.tv.
Ishte fillimisht sigurimi i stadiumit që tentoi ta hiqte flamurin dhunshëm, por që një gjë e tillë nuk i lejua nga Dardanët.
Por, më pas, tifozët e Kosovës, pas konsultimit me delegacionin e FFK-së, e larguan atë dhe e ruajtën.
Kjo ishte kërkesë nga UEFA. /Klankosova.tv