Ndeshja e pestë finale në ABA Ligë do të jetë përcaktuese për titullin kampion, ndeshja vjen ekskluzivisht në Artmotion NULL NULL nga Engjëll Bërbatovci 28.05.2021 09:00 nga Engjëll Bërbatovci 28.05.2021 09:00 Ndeshja e pestë gjysmëfinale dhe e fundit në ligën më të fortë rajonale do të zhvillohet në Beograd. Në katër takimet e mëparshme seria mes Zvezdës dhe Buduqnostit është e barabartë 2-2 dhe ndeshja e fundit do të vendosë për klubin që do të shpallet kampion. Ballafaqimi final do të luhet nga ora 20:30 dhe transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 2. 20:30 ZVEZDA – BUDUQNOSTI ART SPORT 2 Në dy ndeshjet e para të zhvilluara në Beograd, Zvezda arriti që të triumfonte në dy raste, duke qenë shumë afër titullit kampion. “Ylli i kuq” fitonte në takimin e parë me rezultat 82-78 dhe në ndeshjen e dytë me rezultat 85-79. Por, kur ballafaqimet kaluan në Podgoricë ishte Buduqnosti që përmbysi gjithçka duke fituar dy ndeshjet me rezultat shumë të ngushtë, 75-71 dhe 81-80. Kjo na premton që finalja e madhe do të jetë spektakël i vërtet. Në këtë sezon Buduqnosti e ka përfunduar sezonin në vendin e dytë me 22 fitore e humbje, teksa Zvezda ishte kampion në sezonin e rregullt me 23 fitore dhe 3 humbje. Fituesi i ABA Ligës i siguron një biletë për kompeticionin më madhor në kontinentin evropian, Euroligë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.