Ndeshja e pestë finale mes Milwaukee Bucks – Phoenix Suns vjen drejtpërdrejt në Klan Kosova dhe Art Sport 1

Ndeshja e pestë finale mes Milwaukee Bucks – Phoenix Suns vjen drejtpërdrejt në Klan Kosova dhe Art Sport 1

NULL NULL
nga Engjëll Bërbatovci 2 months më parë

Java e tretë e muajit korrik do të mbyllet me finalen e pestë nga faza “Play Off” në NBA.

Pas serisë së krijuar 2-0 nga Phoenixi në dy takimet e fundit që u zhvilluan në Wisconsin, Milwaukee arriti që ta barazojë serinë dhe të udhëtojë përsëri në Arizona tani për të kërkuar avantazhin në këto finale. 

Ky ballafaqim starton të dielën në orën 03:00 të mëngjesit dhe transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 1 dhe Klan Kosova. 

03:00                    Milwaukee Bucks – Phoenix Suns                    ART SPORT 1

Milwaukee Bucks që po udhëhiqet nga “greku i frikshëm” Giannis Antetokounmpo kanë arritur që ta përmbysin rezultatin nga 2-0 në 2-2 dhe tani po udhëtojnë drejt “Phoenix Suns Arena” që të kalojnë në avantazh.

Nga ana tjetër, Suns – që dy ndeshjet e fundit kanë lënë shumë për të dëshiruar – shpresojnë t’i kenë në formën më të mirë tandemin Booker-Paul për ta evituar humbjen e tretë rresht.

A do të arrijë të triumfojë përsëri në shtëpi Suns, apo djelmoshat e Mike Budenholzer do ta marin fitoren e tretë rresht, këtë do ta mësojmë të dielën nga ora 03:00 e mëngjesit, ekskluzivisht në Klan Kosova dhe Art Sport 1.

Milwaukee, 5-shja e mundshme startuese:

Lopez, Antetokounmpo, Tucker, Middleton, Holiday

Phoenix, 5-shja e mundshme startuese:

Ayton, Crowder, Bridges, Booker, Paul