Lajmet e fundit

Gazetari i sportit, Arbon Flugaj ka thënë se ndeshja e radhës e Kosovës do të jetë e vështirë, por beson se përfaqësuesja mund të shfaqet më mirë se në ndeshjen e parë në Vjenë, pasi këtë herë luan para tifozëve të vet.
Duke folur në emisionin "Weekend" në Klan Kosova, Flugaj theksoi se ndeshja e parë me të njëjtin kundërshtar ka dhënë përvojë që mund të shfrytëzohet.
"Sigurisht që ndeshja ka me qenë e vështirë njëjtë si ndeshja e parë, mirëpo këtë herë besoj që do të mundemi të bëjmë diçka pak më shumë se sa në Vjenë, për faktin që luajmë edhe në stadiumin tonë, mirëpo edhe për faktin se një herë jemi përballur me këtë kundërshtar, kështu që e dimë pak a shumë se çka me prit. Na rikthehen edhe shumë lojtarë të cilët kanë munguar në ndeshjen kundër Izraelit, që i ka lënë trajneri në pushim. Më i rëndësishmi prej tyre normalisht kapiteni Vedat Muriqi, i cili foli edhe dje për mediat para ndeshjes sot, edhe tha se skuadrës i ka munguar një lider. Mjaft interesante ajo që e tha Vedati. Të shohim me liderin në fushë a po ia dalim me u paraqit më mirë", tha ai.
Kujtojmë se "Dardanët" sot luajnë ndaj Austrisë në "Fadil Vokrri" me fillim nga ora 18:00.
Për më shumë ndiqni kronikën në vazhdim: