16:38, 20 Prill 2019

Ndeshja midis skuadrës Juventus dhe Ajax, ku kjo e fundit doli fituese me rezultat 2-,1 ishte një lojë për t’u mbajtur në mend.

Fillimisht ishte Cristiano Ronaldo nga Bardh e Zinjtë ai i cili arriti ta ngritë rezultatin në epërsi në minutën e 28’, shkruan Sportbible, transmeton Klan Kosova.

Mirëpo vetëm gjashtë minuta më pas, mesfushori holandez Donny van de Beek, arriti ta barazoi rezultatin në 1-1.

Ndërsa golin e fundit dhe përfundimtarë të ndeshjes, Ajax e realizoi nëpërmjet mbrojtësit Matthijs de Ligt, në minutën e 67’.

Nëse e marrim parasysh vlerën e lojtarëve holandez si: Onana, Veltman, De Ligt, Van De Beek, Neres, Tadic, Mazraoui, Blind, Schone, De Jong dhe Ziyecha, vërejmë se ata në total kushtojnë rreth 63 milionë euro.

Shuma e lartpërmendur është gjysma e asaj që skuadra Juventus e ka paguar për ta përvetësuar sulmuesin Cristiano Ronaldo.

Prandaj ndeshja midis Ajax dhe Juventus më së miri e dëshmon se paraja nuk është gjithçka.

 

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë