"Ndërtimi" me konferencë për identitetin arkitekturor dhe problemet e ndërtimit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Ndërtimi” me konferencë për identitetin arkitekturor dhe problemet e ndërtimit

NULL NULL
19/03/2018

Media “Ndertimi” ka njoftuar se do të organizojë konferencën e parë të ndërtimit “Cocrecon”, me 2 dhe 3 prill.

Valon Vata, pronar i kësaj kompanie mediale ka bërë të ditur se qëllimi i kësaj konference është adresimi i problemeve me të cilat po përballet Kosova dhe vendet e rajonit.

“Shpresojmë që në këtë konferencë do të nxirren rekomandime për zgjidhje më të mirë të problemeve” u shpreh Vata.

Kryeredaktori, Uran Haxha, tha se konferenca do të ketë panele nga gjitha vendet e rajonit, me ç’rast do të diskutojnë për identitetin arkitekturor të rajonit dhe problemet që ndërtimi shkakton në mjedis.

Konferenca do të jetë dy ditore dhe do të jetë e përvitshme.