Lajmet e fundit

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është "veshur" mbrëmjen e sotme me flamurin e UÇK-së.
Kjo u bë e ditur nga këshilltarja politike e Albulena Haxhiut, Berita Abazi, e cila ka publikuar një fotografi, raporton Klankosova.tv.
Në muret e ndërtesës së Qeverisë është shfaqur flamuri gjigant i UÇK-së përmes një projektori.
Ky veprim erdhi pas përfundimit të marshit të sotëm të 1 Tetorit në mbrojtje të UÇK-së.
