Ndërron jetë polici që u vetaksidentua në Rimanishtë NULL NULL 25.08.2019 21:13 25.08.2019 21:13 Ka ndërruar jetë zyrtari policor me inicialet A.A, i cili pesë ditë më parë (20.08.2019), ishte vetaksidentuar me traktor në fshatin Rimanishtë të Prishtinës. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtarja e Policisë për Informim, Flora Ahmeti. Me datën 20.08.2019 rreth orës 13:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Rimanishtë të Prishtinë. Në këtë aksident viktima mashkull A.A. 51 vjec, (zyrtar policor), ka pësuar lëndime trupore, pasi është vetëaksidentuar derisa ishte duke e drejtuar traktorin e tij”. “Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, nga ku sot rreth orës 18:00 jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë. Trupi i viktimës është dërguar për oduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 3 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 3 orë më parë